
TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri të titulluar ‘Lamtumirë’. Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarët, ku disa nga fjalët shihen si një dedikim nga Xhensila për ish-partnerin e saj Bes Kallakun.
"Ai nuk ishe ti ai që më premtove dashni... zemër unë do jem aty afër teje ke m’ pas gjithë jetën... mos harro se të kam dash, mos harro se unë të du", janë disa nga vargjet e këngës.
Kënga duket është kundërpërgjigjia për Besin, pasi aktori, pak kohë më parë publikoi një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, shkruhej: Nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?