
TIRANË- Debati në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mes dy aktorëve të njohur, Julian Dedës dhe Egla Cenos në mbrëmjen e parë të spektaklit është komentuar tepër. Lidhur me këtë debat mes dy aktorëve së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja e njëkohësisht moderatorja, Rozana Radi. Përmes një postimi në “Instagramin” e saj, Rozi ka thënë se Egla nuk është në një kamp pushimesh dhe duhet të përshtatet.
Sipas saj, aktorja është mësuar që të zhvishet në prapaskena gjatë shfaqjeve të saj, prandaj dhe nuk e ka problem që Juli thjeshtë të ndërrojë pantallonat në dhomën e gjumit.
"Ah moj Egla, nuk ke shkuar me pushime atje. Atje ke një bibël, e cila thotë gjithçka që s’është e ndaluar është e lejuar. Që do të thotë se ku zhvishet çdokush prej banorëve është problemi i tyre. Unë nuk mendoj se një aktore që zhvishet në backstage, se do të hyjë në skenën tjetër, ka problem se Juli po heq thjesht pantallonat dhe po vesh tutat në dhomën e gjumit. Mos harro që të laheni me rroba banje!"-tha këngëtarja.