Qytetërim

Daku në telashe, vjen dënimi i parë pas thirrjeve kundër RMV-së, Rubin Kazan: Do marrim masa

Raportohet se FC Rubin, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi.

E.K
Daku në telashe, vjen dënimi i parë pas thirrjeve kundër
Mirlind Daku

TIRANË- Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku është në telashe. Ndërkohë që është në pritje të vendimit të UEFA-s për ngjarjen që u kthye në temë diskutimi, ku ai me megafon në dorë lëshon thirrje kundër Maqedonisë së Veriut pas ndeshjes me Kroacinë, klubi i tij Rubin Kazan në Rusi ka marrë masa. Raportohet se FC Rubin, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi.

Reagimi:

Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë. Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi aspo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen./ZËRI

Poll

MOS HUMB