
SHBA- Cillian Murphy është në garë për rolin e James Bond-it të ardhshëm. Mund të jenë dëgjuar shumë emra se cili aktor do të zëvendësojë Daniel Craig, por shefat e Bond duan Oppenheimer, siç raportojnë agjencitë ndërkombëtare, ata duan Murphy.
Sipas Sun, producentja Barbara Broccoli e ka vlerësuar Cillian Murphy si ajka e Hollywood-it për momentin dhe ky do të ishte roli perfekt për të. Kjo është një mënyrë për të ngritur ekskluzivitetin e Bond, me një aktor në krye të lojës së tij. DailyMail raporton, nga ana tjetër, se producentja përgjegjëse për filmin po e vëzhgon prej vitesh Cillian.
Cillian Murphy new favourite for James Bond, source says - details
— Virgin Radio UK (@VirginRadioUK) March 7, 2024
????https://t.co/wc2GZLZV9w#CillianMurphy #JamesBond
Ka ende shumë kohë që ajo të vendosë, pasi puna për filmin e 26-të të Bond thuhet se do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm./ZËRI