Qytetërim

"Celine Dionin s'e njoh!" Habit Noizy: Nuk lexoj libra janë 'boring'

Noizy nuk njeh një nga këngëtaret e njohura botërisht si Celine Dion, madje ai u shpreh se nuk njeh asnjë si puna e saj.

f.t
"Celine Dionin s'e njoh!" Habit Noizy: Nuk lexoj libra janë
Noizy dhe Celine Dion

TIRANË-Reperi i njohur Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, ndryshe nga herët e tjera ka folur rreth jetës së tij private. Noizy ka treguar një anë tjetër të tij duke nisur që nga karriera e deri tek pëlqimi i fjalëve të urta. Por përveç hiteve të tij dhe si e krijoi 'famën', reperi ka habitur me deklaratat e tij. Nuk e prisnim, por Noizy nuk njeh një nga këngëtaret e njohura botërisht si Celine Dion, madje ai u shpreh se nuk njeh asnjë si puna e saj.

Mira Kazhani: Nuk e di kush është Celine Dion? Mund ta dish si zë por nuk e lidh fytyrën?

Noizy: Jo. Muzikën po. Jo s'ka shanse shumë si puna e asaj nuk i njoh.


Sa i përket frymëzimit për tekstet, reperi tregoi se kjo nuk i vjen nga leximi. Ai u shpreh se librat për të janë të mërzitshëm dhe ajo që lexon janë fjalët e urta.

Mira Kazhani: Ke lexuar libra?

Noizy: Jo nuk e kuptoj pse për herë them që dua ta zhvilloj shqipen me lexim por janë 'boring', mërzitem shumë shpejt. Nuk do isha mëzit kurr duke lexuar jo poezit, por fjalët e urta,”-u shpreh reperi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB