
SHBA- Celine Dion mahniti çmimet Grammy duke bërë një paraqitje surprizë në fund të ceremonisë për të dorëzuar çmimin përfundimtar për albumin e vitit. Ikona e muzikës ka qenë jashtë vëmendjes pasi ajo zbuloi në dhjetor 2022 se kishte sindromën e personit të ngurtë - një çrregullim neurologjik progresiv që prek trurin dhe palcën kurrizore.
Dion mori një ovacion të madh nga publiku i Grammys, me Taylor Swift duke kënduar së bashku për "The Power of Love" teksa luante ndërsa Dion ecte në skenë. Ajo i dha çmimin e albumit të vitit Sëift-it për "Midnights", që është fitorja e katërt e Sëift në këtë kategori.
"Ju faleminderit të gjithëve! Ju dua”, tha Dion përpara se të prezantonte çmimin. “Jeni të mrekullueshëm. Kur ju them se jam shumë e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës. Ata që janë të bekuar që janë pjese e Grammy nuk duhet ta marrin kurrë si të mirëqenë dashurinë dhe gëzimin që muzika sjell në jetën tonë dhe në mbarë botën. Dhe tani me shumë kënaqësi do të prezantoj Grammy-n që më dhanë Diana Ross dhe Sting 27 vjet më parë, këtë për albumin më të mirë të vitit”, vijoi ajo.
Celine Dion zbuloi në dhjetor 2022 se ajo vuan nga çrregullimi i rrallë neurologjik Stiff Person Syndrome (SPS), një sëmundje që është e pashërueshme. Sindroma e personit të ngurtë (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. SPS karakterizohet nga ngurtësi e luhatshme e muskujve në trung dhe gjymtyrë dhe rritje e ndjeshmërisë ndaj stimujve të tillë si zhurma, prekja dhe shqetësimi emocional, të cilat mund të shkaktojnë spazma muskulore. Qëndrimet e kërrusura dhe të ngurtë janë karakteristikë e çrregullimit.
/ZËRI