Qytetërim

Bullizmi dhe sulmet ndaj Gracianos, Argjira: Kanë shkruar mallkime me vdekje

Ajo ka dhënë një mesazh dhe për familjarët e banorëve të tjerë, që të qëndrojnë të fortë, në mënyrë që të përballojnë sulmet

E.K
Bullizmi dhe sulmet ndaj Gracianos, Argjira: Kanë shkruar mallkime me
Argjira dhe graciano

TIRANË- Graciano Tagani ka rënë pre e komenteve të ndryshme negative në mediat sociale pasi iu bashkua "Big Brother VIP".  Vendimi i tij i fundit, për të çuar në nominim Romeon, Elvisin dhe Heidin, ka shtuar dozën e reagimeve ndaj tij, ndërkohë që partnerja e tij Argjira, ka reaguar e shqetësuar.

Ajo ka dërguar një mesazh për të gjithë familjarët e banorëve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke iu uruar të kenë forcën që të përballojnë këto komente negative të fansave të zjarrtë të këtij formati.

“Fenomeni cyberbullying është një ndër gjërat më të shpifura në kohët moderne. Ky fenomen ka marrë jetë të tëra dhe ne si njerëz prap nuk mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ditet e fundit kam parë lloj lloj komente, foto krahasuese/bullizuese, mesazhe me mallkime, mesazhe me urim vdekje dhe çdo gjë tjetër të errët që mund të mendoj mendja e një njeriu. Fatmiresisht kam një jetë të mbushur me plot dashuri dhe mirësi dhe këto komente nuk kanë impakt aq negativ tek unë, fakti që gjithashtu jemi pjesë e ekranit na ka bërë më të fortë kundrejt këtij fenomeni sepse jemi më të ekspozuar ndaj urrejtjes.

Po e bëj këtë shkrim me urimin që kjo story të shkoj tek të gjithë familjarët e atyre që janë për momentin pjesë e BBVA! Sot mund të jetë personi im dhe personi juaj nesër mund të jetë i dikujt tjetër. Shpresoj të gjeni forcën të dilni sipër mentalitetit idiotik të komentuese të flaktë të këtij formati, të cilët kanë një urrejte të pashterruar. Ju e njihni shumë mirë shpirtin, dashurinë, anën e mirë dhe të keqe të partnerit/partneres, motrës/vellaut, mamasë/babait tuaj që është aty brenda. Mos lejo që një komentues anonim që nuk e ka as idenë më të vogël cfarë ju keni kaluar në jetë për të arritur këtu ku jeni, t’ju prekë në personin që secili prej nesh do jepte jetën! Shpresoj që të gjitha mallkimet, mesazhet ofenduese dhe e gjithë kjo urrejtje tju kthehet në dashurinë dhe plotësimin e shpirtit tuaj”, përfundon Argjira.

Bullizmi dhe sulmet ndaj Gracianos, Argjira: Kanë shkruar mallkime me
Mesazhi

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB