Qytetërim

Bruno Mars në telashe, ka 50 milionë $ borxh në lojëra fati

Në të kaluarën, Mars nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për lojërat e fatit dhe në veçanti për pokerin dhe kishte treguar se kishte filluar të frekuentonte kazinotë që kur ishte 19 vjeç dhe ende një artist i panjohur.

k.m.
Bruno Mars në telashe, ka 50 milionë $ borxh në lojëra fati
Bruno Mars

SHBA- Bruno Mars është i njohur për pasionin që ai ka për pokerin. Por tani është në telashe. Artisti i lindur në Havai ka grumbulluar një borxh prej 50 milionë dollarësh në "MGM Resort International në Las Vegas". Sipas mediave të huaja, Bruno Mars, emri i vërtetë i të cilit është Peter Gene Hernandez, ka një pagë që i garanton atij të ardhura prej 90 milionë dollarësh në vit, por pasi paguan taksat, merr në "shtëpi" vetëm 60 milionë euro. 

Në të kaluarën, Mars nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për lojërat e fatit dhe në veçanti për pokerin dhe kishte treguar se kishte filluar të frekuentonte kazinotë që kur ishte 19 vjeç dhe ende një artist i panjohur. Në vitin 2016, u njoftua se kompania e lojrave të fatit, kishte hyrë në një partneritet afatgjatë me Mars, i cili do të shfaqej ekskluzivisht për të përformuar me ta. Por tani, marrëdhënia dikur e ndërsjellë duket se ka evoluar në një grindje për shkak të borxheve të grumbulluara të këngëtarit.

Por nga lajmet, fansat e tij janë të shokuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB