
Besa Kokëdhima
TIRANË-Këngëtarja Besa Kokëdhima mbrëmjen e djeshme teksa po performonte në Festivalin e Këngës pësoi një incident. Besa mbeti në kujtesën e të gjithëve jo vetëm si fituesja e koncertit por edhe për një moment viral.
Gjatë interpretimit të këngës “Zemrën n’dorë”, një moment i papritur ndodhi në skenë, ku taka e Besës rrëshqiti dhe ajo për pak sa nuk përfundoi në dysheme.
@eurovision.albania Grand Final #besakokdhima #festivaliikenges #eurovision2024 #unitedbymusic #eurovisionalbania ♬ original sound - FEST 62 RTSH????????
Megjithatë këngëtarja vazhdoji performancën sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke shpëtuar rëzimin. Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024. Me këngën “Zemër n'dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë. /ZËRI
Poll