
TIRANË- Sara Gjordeni dhe Bardhi janë kapur në një gënjeshtër të hapur, pas sulmin që ish-banorja e Big Brother, i ka bërë Kiara Titos në rrjetet sociale. Sara, teksa iu përgjigj një komenti që e krahasonin me Kiarën, hodhi vrer në drejtim të moderatores, duke i përmendur ex-at. Pasi komenti bëri xhiron e rrjetit disa javë më parë, Bardhi bëri një reagim ku sulmoi mediat, dhe tha se partneres së tij i kishin marrë Instagramin. Nga ana tjetër, gënjeshtra ka dalë shpejt në dritë, pasi gjatë intervistës që ka dhënë së fundi për Bora Zemanin, Sara është tërhequr dhe ka kërkuar ndjesë, duke pranuar që ka qenë ajo autorja e komentit.
“Hundën dhe buzët. Unë tre ex-a, Kiara 13. Ec qarkullo!”, ishte komenti i Sarës, ndërkohë që vetë Kiara vendosi që të qëndronte larg, duke mos replikuar. Luizi dhe Bardhi kanë pasur një miqësi mes trye, dhe kjo duket se ka detyruar këngëtarin nga Kumanova, që të gënjente se partneres së tij i kishin vjedhur Instagramin.
“Ndjesë për atë koment do të meritonte çdo grua që do të ishte në vend të Kiarës. Ndjesë do të meritonte çdo njeri që do të ishte në vendin e saj, nuk e di. A e dini pse? Sepse nuk ishte e iniciuar nga unë. Nëse do të ishte e iniciuar nga unë, absolutisht do të isha shumë e prekur, por unë nuk kam asnjë gjë personale, nuk e mendoj fare dhe ndonjëherë ato krahasime më janë dukur pa sens por mendoj që ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do të ishte në vendin e Kiarës!”- u shpreh Sara mbrëmjen e djeshme.
/ZËRI