Qytetërim

"Barbie" bëhet nënë për herë të parë!

Mësohet se aktoja e “Barbie” ka sjellë në jetë djalin e saj më 17 tetor 2024, por e ka mbajtur “të fshehtë” deri më tani.

I.F
"Barbie" bëhet nënë për herë të
Margot Robbie

MIAMI- Aktorja e famshme Margot Robbie ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Robbie është martuar në vitin 2016 me Tom Ackerley. Mësohet se aktoja e “Barbie” ka sjellë në jetë djalin e saj më 17 tetor 2024, por e ka mbajtur “të fshehtë” deri më tani. Aktorja u përfol se ishte në pritje të fëmijës së saj në korrik, kur u pa për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, por ajo nuk e konfirmoi asnjëherë këtë lajm.

"Barbie" bëhet nënë për herë të
Margot Robbie dhe Tom Ackerley

Çifti u takua në vitin 2014, u martuan në 2016 dhe janë bashkëprodhues në një sërë projektesh, duke përfshirë Hulu's Dollface. Të dy kanë zgjedhur që ta mbajnë larg  syrit të publikut marrëdhënien e tyre, madje nuk u shoqëruan bashkë në evente deri në vitin 2017, 1 vit pas dasmës së tyre. 

Megjithatë, të dy kanë punuar së bashku në disa projekte duke përfshirë "I, Tonya", "Birds of Prey" dhe së fundmi, "Barbie". /ZËRI

Poll

MOS HUMB