Qytetërim

Barazimi me Kroacinë, Sylvinho: Kemi lojtarë shumë të rinj, s'kanë eksperiencë. Broja? Ja pse nuk e futa

Në sqarimin e tij, portugezi u shpreh se Kroacia ishte e tërhequr dhe duke qenë se Broja kërkon hapësira që të sulmojë, Daku ishte më i përshtatshmi për t'u futur në fushë.

k.m.
Barazimi me Kroacinë, Sylvinho: Kemi lojtarë shumë të rinj,
Sylvinho

TIRANË- Sylvio Mendes Campos Júnior, Sylvinho ka komentuar ndeshjen e Kombëtares Shqiptare të Futbollit me Kroacinë. Në një prononcim pas ndeshjes, Sylvinho ia vuri "fajin" reagimeve të gabuara të futbollistëve, moshës së tyre të re. Por shtoi se e gjitha mund të zgjidhet me eksperiencë dhe me më shumë ndeshje të luajtura. Po ashtu, sqaroi edhe përse kishte zgjedhur që të fuste në fushë Mirlind Dakun, në vend të Armando Brojës. 

Në sqarimin e tij, portugezi u shpreh se Kroacia ishte e tërhequr dhe duke qenë se Broja kërkon hapësira që të sulmojë, Daku ishte më i përshtatshmi për t'u futur në fushë.

"Ne jemi ambiciozë, flitet për histori. Kjo do të jetë një garë që do të mbahet mend gjithë jetën. Kemi një grup lojtarësh shumë të rinj, që po marrim përvojë dhe po përfitojnë shumë nga kjo eksperiencë. Mendoj se ndryshimi ishte rezultati, po të ishte bërë goli i Manaj do të ishim duke folur ndryshe. Dini si përmirësohet të mos pësojmë gola? Duhet të luajmë. Mund të përmirësohemi duke bërë ndeshje të tilla, duke luajtur në Euro, Botëror. Kemi shumë futbollistë të rinj, Mitaj, Bajrami, Muçi janë shumë të rinj. Po marrim eksperiencë dhe kjo është fantastike. Broja nuk u fut sepse Kroacia ishte e tërhequr mbrapa, ashtu ishte situata e lojës. Broja në fushë të hapur është i jashtëzakonshëm në fuqi. Por ata po fitonin dhe ishin të vendosur. Daku është lojtar për të bërë rrëmujë ndaj në 10 minutat e fundit e zgjodha atë. Nesër flasim për ndeshjen e Spanjës me Italinë,"-u shpreh Sylvinho./ZËRI

Poll

MOS HUMB