
PRISHTINË- Sytë e gjithë botës janë në Gjermani! Shqipëria dhe Kosova kanë parë ndeshjen më të paparë ndonjëherë, atë mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ndeshje përfundoi në mënyrën më të keqe për deputetët e Shqipërisë, të cilët u mundën me rezultatin 5-0. Një ndeshje nën moton ‘Kuvendi i Shqipërisë -Kuvendi i Kosovës Jemi Një’, deputetët dolën në fushën e blertë teksa në Gjermani, luhej sfida Angli -Sllovaki.
NDESHJA ME VIDEO:
Ndryshe nga sa kemi parë, opozita dhe maxhoranca ishin grumbulluar në një skuadër, ndërsa porta i ishte besuar demokratit Dashnor Sula, i cili mesa duket nuk e bëri mirë detyrën e tij. Pas 2 golave të pësuar në ndeshjen e parë, u zëvendësua nga Plarent Ndrecën, i cili nuk bëri punë më të mirë, madje pësoi 3 gola.
Por, njëjtë si portjerët zhgënjyen edhe kapiteni Bledi Çuçi dhe "lojtarët" e tjerë Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Eduard Shalësi, Florenc Spaho, Saimir Korreshi, Geldis Çeliku, Eduard Ndreca, Isuf Çela, Denis Deliu, Xhemal Qefalia etj. Edhe pse nuk luanin dot, ndeshjen e ndoqën nga tribuna kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati etj.
Edhe pse mund të bënin më mirë, sërish duket se qëllimi kryesor ka qenë argëtimi. Presim si do dalë ndeshja kthimit...nëse do të ketë një të tillë./ZËRI