Qytetërim

Armando Broja nën ‘lupën’ e Milanit, një “Signal Iduna Park” do të jetë një vëzhgues i kuqezinjve

Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën

E.K
Armando Broja nën ‘lupën’ e Milanit, një
Armando Broja

GJERMANI- Armando Broja është prej kohësh në shënjestrën e Milanit, klub që pritet të bëjë më shumë se një përforcim në repartin e sulmit.

Joshua Zirkzee, por edhe futbollisti i talentuar shqiptar, kuqezinjtë i duan të dy. Dhe në “Signal Iduna Park” do të jetë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve.

I cili do të ndjekë në aksion sulmuesin 22-vjeçar në duelin Shqipëri-Itali, i vlefshëm për grupin B të Euro 2024.

Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën. Emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.

Por, tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonsecas.

Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Chelseat, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira. Diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milanon kuqezi.

Poll

MOS HUMB