Qytetërim

Angelina Jolie flet për mëmësinë: Fëmijët e mi janë lumturia ime

Aktorja tha se fëmijët e saj janë lumturia e saj dhe prandaj e mori dhe këtë rol.

I.F
Angelina Jolie flet për mëmësinë: Fëmijët e mi
Angelina Jolie

MIAMI- Aktorja Angelina Jolie në një intervistë ka folur për mëmësinë dhe fëmijët e saj. Jolie, e cila luan në filmin e fundit “Maria” ku interpreton Maria Callas, ka thënë se ajo ka shumë të përbashkët me rolin e saj, pasi i lidh mëmësia. Aktorja tha se fëmijët e saj janë lumturia e saj dhe prandaj e mori dhe këtë rol.

“Fëmijët e mi janë lumturia ime. Ju mund të merrni gjithçka tjetër nga unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ata preferojnë privatësinë e tyre, veçanërisht Shiloh është më e “mbyllura”. Ata nuk kanë lindur me privatësi. Kështu që unë shpresoj se ata mund ta kenë atë ndërsa rriten,”- tha aktorja.

Jolie ka gjashtë fëmijë nga martesa e saj me Brad Pitt, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne. Madje ajo ka shpjeguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të jetë “para kamerës”, pasi kanë jetuar kaq shumë vite me famën e prindërve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB