Qytetërim

Albano Bogdo ofendon Beatrix Ramosajn! Reagimet: Kërko ndjesë

Në videon 45 sekondëshe, Bogdo ironizon tërheqjen e reperit Fero nga muzika dhe thotë se largimi i tij është i njëjtë me atë të Alban Ramosajt.

F.m
Albano Bogdo ofendon Beatrix Ramosajn! Reagimet: Kërko ndjesë
Albano Bogdo, Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira, Alban Ramosaj, Aulona Musta dhe Albërie Hadërgjonaj

TIRANË- Aktori Albano Bogdo, që për shumë vite e kemi parë të performojë në shfaqje e programe humoristike ka vendosur të vijë me një emision të vetin. Mirëpo një sekuencë e puntatës së parë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe po qarkullon në rrjet, për shkak të përmbajtjes. Në videon 45 sekondëshe, Bogdo ironizon tërheqjen e reperit Fero nga muzika dhe thotë se largimi i tij është i njëjtë me atë të Alban Ramosajt. Por, preferon të ndalet më shumë tek ky i fundit duke e prezantuar si vëllain e Beatrix Ramosajt, e cila u bë pjesë e Big Brother VIP dhe ishte kryeqendra e lajmeve rozë për shkak të marrëdhënies që krijoi me Donald Veshajn.

Dëgjoni videon:


E para që ka reaguar ka qenë vetë tezja e Trixës, Arbërie Hadërgjonaj. Në një postim në Instastory, ajo e konsideron Bogdon të patalentuar dhe një njeri që ërkon të fitojë ‘famë’ e klikime në kurrizin e të tjerëve. Arbëria i bën thirrje që të kërkojë ndjesë publike dhe e kërcënon me padi.

“More djalë i patalentuar, mos u mundo të marrësh vëmendje nga të tjerët! Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm! Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka dhe nen në kodin penal të Shqipërisë. Krijo iddentitet se kjështu je për të ardhur keq. So Sorry! Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot!”- shkruan ajo.

Albano Bogdo ofendon Beatrix Ramosajn! Reagimet: Kërko ndjesë
Postimi i Albërie Hadërgjonajt

Pas saj, moderatorja Aulona Musta i ka dalë gjithashtu në mbrojtje Beatrix Ramosajt.

“Ah, sa shije të keqe që më la kjo video...Ky nuk është humor, kjo nuk është komedi. Ky është ofendim shumë i madh i një vajze dhe një djali, të cilët publiku i ka njohur dhe njeh si artista. Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh shabllon disa batuta nga të huajt që e qajnë komedinë, komedinë duhet të dish ta ësh duke e përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh, ndryshe, në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi. Ah, dhe futeni mirë në kokë! Kur dy të rritur kryejnë marrëdhënie seksuale, vajza ** djalin, po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali!!! Dhe po ashtu, futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18 vjeç, nuk është përgjegjësi as e vëllait, as e mamit, as e babit dhe as e fisit!!”- vijon Musta.

Albano Bogdo ofendon Beatrix Ramosajn! Reagimet: Kërko ndjesë
Postimi i Aulona Mustës
Albano Bogdo ofendon Beatrix Ramosajn! Reagimet: Kërko ndjesë
Postimi i Aulona Mustës

Nuk ka munguar as reagimi i Einxhel Shkirës që ndau të njëjtën shtëpi me këngëtaren në Big Brother VIP.

“Sa herë kam dashur t'i replikoj injorancës së dikujt, që pretendon se fama i jep liri të thotë çfarë i prodhon truri i tij i varfërm jam ndalur sepse besoj që reagimi im do i jepte akoma më shumë famë, gjë të cilën disa e kërkojnë në format më të shëmtuara dhe në shumë raste në kurriz të dikujt tjetër...Megjithatë s'mund të rri pa thënë që është turp dhe plotësisht skandaloze që kemi arritur në pikën ku të thuash poshtërsirllëqe në ekran shërben si zhurmë mediatike e përkthehet në boom klikimesh e rrjedhimisht për ta, sukses!! Më dhimbset ekrani në çfarë pike ka arritur e kujt i jepet kjo hapësorë!! Nuk është hera e parë që meshkuj ekrani mendojnë se ulin apo denigrojnë figurën e dikujt duke përmend faktin që një vajzë bën sex, duke harruar që mbi të gjitha marrëdhënia seksuale është një proces njerëzor dhe biologjik i dyanshëm!! E për sa kohë ka njerëz që mendojnë se kur një vajzë bën sex ul veten apo nderin e familjes së vet, keta njerëz thjesht zgjedh t'i injoroj ekzistencën sepse më ulin nivelin e debatit ku as argumentat s'janë të nevojshme në këtë pikë. Por me këtë status qartazi s'e injoroza dot ekzistencën e një neandertali ama ishte e paevitueshme vlimi brenda vtes e si rrjedhojë nevoja për të bërë thirrje që mostra të tillë bashkë me emisionet e tyre të leshit thjesht dhe kategorikisht, duhen bërë CANCEL!”- shton Einxhel Shkira.

Albano Bogdo ofendon Beatrix Ramosajn! Reagimet: Kërko ndjesë
Einxhel Shkira

Nga ana e Beatrix Ramosaj, Donald Veshajt apo Alban Ramosajt, nuk ka pasur asnjë reagim. 

Poll

MOS HUMB