
VALENCIA- Sulmuesi 27-vjeçar i Valencias, Rafa Mir, u arrestua nga policia spanjolle mbrëmjen e së hënës, pasi akuzohet për sulm seksual. Dy vajza, 21 vjeçe dhe 25 vjeçe, kanë ngritur padi ndaj Mir dhe një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, se janë sulmuar seksualisht në shtëpinë e futbollistit mbrëmjen e së shtunës, pas ndeshjes Valencia-Villareal.
Të rejat, morën ndihmë mjekësorë në spital dhe më pas denoncuan në polici se janë sulmuar seksualisht prej tij.
27-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë së shpejti para gjyaktës, ku do të caktohet dhe masa e sigurisë ndaj tij. Skuadra e tij, Valencia, ende nuk ka komentuar për akuzat ndaj futbollistit. /ZËRI