
TIRANË- Edhe pse Big Brother tashmë ka përfunduar, armiqësia mes Eglës dhe Ilnisës do të vazhdojë dhe duket se nuk do të mbetet vetëm brenda shtëpisë. Në përballjen që patën në post Big Brother, Ilnisa dhe Egla nuk i kursyen akuzat dhe sulmet për njëra tjetër.
Ilnisa u shpreh se Egla nuk do e ketë ndërgjegjen e pastër, edhe pse fitoi, për shkak se gjatë gjithë kohës ka përdorur një gjuhë fyese, duke mos kursyer as fëmijët e banorëve të tjerë.
Ilnisa: Le ta lëmë inatin mënjanë dhe mënyrën sesi Egla vizatoi të gjithë rrugëtim, me atë kauzën duke luftuar për gratë, mua më duket qesharake sesi e quan fitore. Po kaloj ca ditë bukura dhe të qeta, po të shikoj sot shumë simpatike në humbjen tënde. E kuptoj anën financiar, por a ta lehtëson ndërgjegjjen kjo? Të njëjtën sjellje e vazhdon dhe jashtë?
Egla: Ti nuk e di sesi sillem unë jashtë, është mendimi yt mbi mua dhe e respektoj, nuk e konsideroj dhe aq por është okej.
Ilnisa: Ka seksualizuar Meritonin, Romeon dhe Julin
Meritoni: Është munduar…
Egla: Se paskam ditur. Më paskan përmendur dhe mua nënën por se paskam përdorur, duhet të pushoni së thëni më ka përdorur këtë atë
Ilnisa: Ke diçka për të thënë për fëmijën?
Ndërkohë që Juli hodhi poshtë pretendimet e Ilnisës duke thënë se nuk është ndjerë i ngacmuar nga ana e Eglës, pavarësisht pretendimeve që kishte në lidhje me fitoren e saj. /ZËRI