Qytetërim

A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan? Tupja: Mendja më ka shkuar shumë herë, ‘ah sikur…’

Shkrimtari njihet për intervistat e tij shumë të hapura, njësoj si kjo ku ka pranuar se tradhtia mund t’i ketë shkuar në mendje

E.K
A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan? Tupja: Mendja më ka shkuar
Edmond Tupja

TIRANË- Shkrimtari i njohur Edmond Tupja ka qenë i ftuar në “Mos i bjer me top”, ku me shumë sportivitet i është përgjigjur dhe pyetjeve ngacmuese të Ronaldo Sharkës, mbi raportin mbi bashkëshorten e tij.

I pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë, Tupja shprehet se i ka shkuar mendja, por nuk ka tradhtuar, e një nga këto arsye është autizmi i djalit të tij, që e pengon atë të mendojë për një raport të ri.

Nëse do shihnit gruan tuaj duke tradhtuar, si do vepronit?

Edmond Tupja: Së pari përgjigjja më komformiste është do thosha gruaja ime nuk më tradhton kurrë. Por le të supozojmë, do i thosha më fal, fajin e kam unë.

Ju mendoni se kur gruaja tradhton, fajin e ka burri?

Edmond Tupja: Ose burri gruan. Ka një gjë, nuk mund të jetë tradhti. Tradhti ka, e le gruan me tre fëmijë dhe shkon me sekretaren.

Po ti ke tradhtuar ndonjëherë?

Edmond Tupja: Shiko nuk e kam tradhtuar. Kjo është pyetje shumë intime, nuk e di, më ka shkuar nëpër mend si “ahh sikur”, por nuk shkoj deri atje sepse arsyeja është autizmi i tim biri që nuk më lejon mua të krijoj një lidhje tjetër.

Poll

MOS HUMB