
SHBA- Lolo Jones konsiderohet si një nga atletet më të bukura në planet! ajo tërheq vëmendjen në arenat anembanë botës me rezultatet e saj, por edhe me zgjedhjet në jetë. Ajo "tronditi" publikun disa vite më parë pasi zbuloi se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie intime.
Olimpianja Lolo Jones e bëri deklaratën kur ishte 37 vjeçe dhe tani në moshën 42-vjeçare, duket se situata nuk ka ndryshuar. Jones, një kampion në sporte me pengesa dhe bobsleigh është një nga atletet e pakta që konkurron si në Olimpiadën Dimërore ashtu edhe në atë Verore. Pavarësisht se nuk ka fituar kurrë një medalje olimpike, Jones është bërë një nga olimpistët më të shquara të dy dekadave të fundit.


"Jam garuesja më e vjetër në garën e 100 metrave me pengesa që jam kualifikuar ndonjëherë në Lojërat Olimpike,"-shkruan ajo në Instagram.
Ajo e cilësoi virgjërinë e saj si "një dhuratë që dëshiron t'i bëjë burrit të saj", por tha se vendimi nuk ishte i lehtë.
"Ishte më e vështirë se të stërvitesha për Lojërat Olimpike, më e vështirë se të mbaroje universitetin, ishte të qëndroje e virgjër para martesës. Jam përpjekur me njerëz nga sfera të ndryshme shoqërore, madje edhe me kolegë sportistë, por gjithmonë do të pasonte një ndarje dhe do të më thyhej zemra. Jam e vendosur të bëj seks për herë të parë vetëm kur të martohem, por nuk gjej mashkullin e duhur,”-shtoi ajo.

Dy vite më parë ajo publikoi një video në të cilën thotë se dëshiron të krijojë familje. Duke qenë se nuk e gjeti burrin e jetës së saj, ajo vendosi që të ngrinte vezët.

"Isha e tmerruar. Asgjë nuk më trembte më shumë se ndjenja se po më mbaronte koha për të krijuar familje. Fillimisht doja të ngrija vezët e mia kur isha 30 vjeç. Mendova se do të takohesha me burrin tim dhe gjithçka do të shkonte ashtu siç duhej. Ja ku jam gati 10 vite më vonë dhe asgjë nuk ndodhi,"-rrëfeu ajo./ZËRI