Qytetërim

Yamal shkakton 'tërmet' te Adidas: Rritje prej 600% të kërkesës për atletet e tij në më pak se 24 orë

Ylli i ri Barcelonës rriti kërkesën për këpucët e tij të reja me 600% në vetëm 24 orë, pasi luajti në një fushatë reklamuese 'historike'. 

zh.ll
Yamal shkakton 'tërmet' te Adidas: Rritje prej 600% të
Lamine Yamal, ambasador në fushatën e re “Ikonat”

SPANJË- Ndikimi i Lamine Yamal, si brenda ashtu dhe jashtë fushës, duket se nuk njeh kufij. Ylli i ri Barcelonës rriti kërkesën për këpucët e tij të reja me 600% në vetëm 24 orë, pasi luajti në një fushatë reklamuese 'historike'. 

Kërkimet në Google në Spanjë u rritën deri në 600% një ditë pas lançimit të fushatës reklamuese, ku luante Lamine Yamal përkrah yjeve ndërkombëtarë si Samuel L. Jackson dhe Kendall Jenner. Këto të dhëna riafirmojnë ndikimin e ndërkombëtarit spanjoll si një ikonë mode në zhvillim për Gjeneratën Z.  

Yamal shkakton 'tërmet' te Adidas: Rritje prej 600% të
fushata reklamuese

Lamine Yamal ka qenë prej kohësh partner dhe ambasador i Adidas, duke bashkëpunuar më parë në dizajnin e logos së tyre dhe koleksionin e këpucëve F50. Ylli i Barcelonës është bërë përsëri qendra e vëmendjes pasi u shfaq në fushatën e re të Adidas Superstar 'The Original Icon'.

Pas njoftimit të Yamal në faqen e Instagram-it të Adidas, kërkimet për "Adidas Superstar" u rritën me 600% në Spanjë vetëm brenda një dite, duke demonstruar qartë ndikimin e saj në skenën e modës së vendit. Për më tepër, kërkimet globale në lidhje me Lamine Yamal u rritën gjithashtu me 53% gjatë javës së lançimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB