TIRANË- Marrëdhënia e Stresit dhe Keisit ka qenë një nga më të komentuarat në mediat rozë, dhe të dy ata herë pas here kanë hedhur shkëndija në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave.
Së fundi, Stresi është tërhequr shumë nga muzike dhe nga rrjetet sociale, por duket se e ka shfrytëzuar kohën për krijimin e këngëve të reja.
Ish-partnerja e tij Kejsi, me të cilën dikur ndanin titujt e kronikave rozë, sot duket se është kthyer në frymëzim të projekteve të reja të reperit. Në rrjete sociale, Keisi ka ndarë një bisedë private në ËhatsApp me të, ku Stresi i ka dërguar jo një, por tre demo të reja muzikore.
“Tek të 3-ja këngët më ke frymëzu”, i shkruan ai.
Në stilin e saj karakteristik, Keisi ia ka kthyer me humor, duke vënë re se në njërën prej këngëve madje dëgjon edhe emrin e saj.
Çfarë ka shkruar saktësisht Stresi i frymëzuar nga historia e tyre? A janë këngë nostalgjie, reflektimi apo një lloj mbylljeje elegante të një cikli sentimental? Kjo mbetet për t'u parë. /ZËRI