Qytetërim

Silvinjo luan me dy sulmues/ Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Sylvinho i Shqipërisë dhe Dragan Stojkoviç i Serbisë kanë zbuluar 11-shet titullare që do të zbresin në fushën e gjelbër për të kërkuar 3 pikëshin e fitores.

k.m.
Silvinjo luan me dy sulmues/ Publikohen formacionet zyrtare të
Foto ilustruese

TIRANË- Shumë pak orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri – Serbi, por tashmë kemi formacionet zyrtare. Sylvinho i Shqipërisë dhe Dragan Stojkoviç i Serbisë kanë zbuluar 11-shet titullare që do të zbresin në fushën e gjelbër për të kërkuar 3 pikëshin e fitores. Nga formacionet zyrtare vihet re se Sylvinho ka kthyer në 11-she, mbrojtësin Elseid Hysaj, ndërsa sulmin e planifikon të fortë. Për herë të parë prej kohësh, janë vendosur për të mbështetur njëri-tjetrin, Manaj dhe Broja.

FORMACIONET ZYRTARE:

Silvinjo luan me dy sulmues/ Publikohen formacionet zyrtare të

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu; Asllani, Laçi, Hoxha; Manaj, Broja.

Serbia: Petroviç; Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç; Terziç, Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç; Samardziç; Mitroviç, Vlahoviç./ZËRI

Poll

MOS HUMB