
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditiur familjen Myftari në Kosovë, pasi dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin dhe një prej tyre ka përfunduar i vrarë. Auron Myftari është viktima, ndërsa Gent Myftari është autori i krimit.
Të dy rezultojnë të jenë vëllezërit e regjisorit nga Kosova, Agon Myftari. Ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me respekt, Familja
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vijon hetimet.