Qytetërim

PRAPASKENAT/ Çfarë ndodhi në përplasjen mes producentes dhe Einxhel Shkirës, u zëvendësua me Olta Gixharin

Olta Gixhari do të ulet pranë Milaim Zekës për të komentuar qëndrimin e banorëve për 100 ditët e ardhshme.

k.m.
PRAPASKENAT/ Çfarë ndodhi në përplasjen mes producentes
Einxhel Shkira dhe Olta Gixhari

TIRANË- Edhe pak ditë kanë mbetur nga nisja e “Big Brother Kosova”, edicioni i tretë i të cilit nisë më 18 tetor. Dje u konfirmua zyrtarisht se një nga opionionistet do të ketë aktorja shqiptare, Olta Gixhari. Kjo e fundit do të ulet pranë Milaim Zekës për të komentuar qëndrimin e banorëve për 100 ditët e ardhshme.

E teksa asnjë prej banorëve pjesëmarrës nuk dihet zyrtarisht ende, në media po qarkullojnë zëra për një sherr. Kjo pasi para Gixharit në karrigen e opinonsites do të ulej Einxhel Shkira.

Mirëpo thuhet se pak para nisjes së spektaklit “Kryefjala” ka bërë të ditur se mes Shkirës dhe Producentes Ekzekutive, Olsa Muhameti ka pasur një përplasje të fortë. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes dyshes, sakaq një reagim publik për lajmin e qarkulluar në rrjet nuk ka ardhur as nga Einxhel dhe as nga Olsa. Ndaj edhe Olta është zgjedhur që ta zëvendësojë në program.

Edhe pse në media ka nisur që të flitet për sherrin e zhvilluar, as Shkira dhe as Muhameti nuk kanë bërë asnjë sqarim se përse ka ndodhur përplasja mes tyre. Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Kishte premtuar se do të rikthehej shumë shpejt në ekran, por mesa duket do të vonojë edhe pak.../ZËRI

Poll

MOS HUMB