Qytetërim

Ndeshja/ Mediat serbe "zbarkojnë" në Tiranë, mblidhen para hotelit të kombëtares, provokohen nga GJESTI i "Shvercerave"

Gazetarët e medias "Alo.rs" kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë inspektuar nga afër hotelin ku do të qëndrojnë lojtarët e ekipit të tyre kombëtar.

k.m.
Ndeshja/ Mediat serbe "zbarkojnë" në Tiranë, mblidhen
Foto ilustruese

TIRANË- Mediat serbe janë po ashtu të fokusuara në ndeshjen që do të luhet të shtunën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Para se futbollistët të mbërrijnë në Shqipëri, në kryeqytet kanë ardhur gazetarët serbe. Gazetarët e medias "Alo.rs" kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë inspektuar nga afër hotelin ku do të qëndrojnë lojtarët e ekipit të tyre kombëtar. Por kanë edhe disa pikëpyetje të rëndësishme.

"A do të kenë qetësi futbollistët serbë këtu? Nuk është sekret që vizita në Tiranë është “e nxehtë” për lojtarët e ekipit tonë kombëtar. Përpara fillimit të kualifikimeve, “shqiponjat” kanë nevojë për qetësi totale. A do ta gjejnë këtu...? Mbetet për t’u parë,"-shkruhet në median serbe.

VIDEOJA E PUBLIKUAR NGA MEDIAT SERBE: 


Por përveç vëzhgimit që po i bëjnë skuadrës së tyre, por ndjekin edhe Kombëtaren shqiptare të Futbollit dhe reagimet e tifozëve. Për shembull, mediat serbe kanë raportuar edhe për mungesën dhe problemet shëndetësore që ka pasur sulmuesi Rey Manaj.

Ndeshja/ Mediat serbe "zbarkojnë" në Tiranë, mblidhen

Gjithashtu, kanë shkruar edhe për grupin e tifozëve "Shvercerat" nga Shkupi. Këta të fundit kanë njoftuar një tubim masiv për të shtunën në sheshin Skënderbej. Arsyeja është vendimi i Federatës së Futbollit të Shqipërisë për të mos u dhënë bileta grupeve të organizuara. 

Por përveç njoftimit, mediat serbe kanë evidentuar edhe flamurin serb në deklaratën e shpërndarë nga grupi i tifozëve. 

Ndeshja/ Mediat serbe "zbarkojnë" në Tiranë, mblidhen

"Tifozët reaguan me një gjest të turpshëm, duke ndarë një postim me një flamur serb të përmbysur,"-shkruan "Blic". Ndërsa Kurir, ndalet më gjatë në këtë çështje duke shkruar: Megjithatë, ajo që ndezi veçanërisht rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime është një detaj nga njoftimi i tyre zyrtar, flamuri serb shfaqet përmbys, gjë që shumë e interpretojnë si një mesazh të drejtpërdrejtë urrejtjeje dhe provokimi.

Ndeshja/ Mediat serbe "zbarkojnë" në Tiranë, mblidhen
Flamuri dhe emri i Serbisë përmbys

Por çfarë paralajmërojnë "Shvercerat" nga Shkupi?

"FSHF NA PENGON POR ZEMRËN KUQEZI S’MUND TA NDAL ASKUSH! SHVERCERAT E KANË FJALËN E SHTUNA ËSHTË E JONA! Të shtunën, në ora 20:45, krejt në Sheshin Skënderbeu SHKUP, e ndezim atmosferën për Kombëtaren tonë! Ata na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri! Nuk na ndalin dot me bileta, me rregulla, me urdhra! Ne jemi zëri i tribunes që s’humb kurrë –jemi Shvercerat, jemi Kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë! MOS MUNGO O JE ME KOMBIN, O JE KUNDËR TIJ! Aktiviteti organizohet nga tifo grupi “Shvercerat” dhe përkrahet nga Komuna e Çairit,"-shkruhet në postimin e tyre.

Shqipëria luan kundër Serbisë të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB