Qytetërim

Ndërroi jetë nga kanceri, fëmijët e këngëtarit turk në sherr për gurin e varrit: E shkatërruat ju, jo sëmundja

Para se të ndërronte jetë, Karatas hodhi poshtë 4 fëmijët e tjerë, ndërsa foli mirë vetëm për vajzën e tij, Eylem Boran.

I.F
Ndërroi jetë nga kanceri, fëmijët e këngëtarit
Turgut Karatas

ANKARA- Këngëtari i njohur i muzikës turke, Turgut Karatas ndërroi jetë në dhjetor në moshën 61-vjeçare në dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri. Por, pas vdekjes së tij konflikte të shumta kanë nisur mes vajzave të tij. Para se të ndërronte jetë, Karatas hodhi poshtë 4 fëmijët e tjerë, ndërsa foli mirë vetëm për vajzën e tij, Eylem Boran.

Në një intervistë, ai tha se ata prej 27 vitesh kanë fituar para prej tij, por nuk kanë bërë asgjë vetë. Por pasi ndërroi jetë u shtuan konfliktet mes fëmijëve të tij, pasi Eylem Boran shkroi në varrin e tij “Babai im i dashur”, por Ozlem Sulu ndryshoi atë në “babai ynë i dashur”. Menjëherë pas këtij ndryshimi, nisën konfliktet mes tyre.

“Nuk është vetëm babai yt, ai ka pesë fëmijë. Përderisa ju shkruani “Babai im”, unë do të shkruaj “Babai ynë”. Le të prehet në paqe babai në varrin e tij”, ka thënë Sulu.

Eylem Boran fajësoi motrat e saj në një postim duke thënë se ata janë tallur me babain gjatë kohës që ai ka qenë gjallë.

“Ju jeni tallur kur babai ka qenë gjallë, nuk ju lejoj ta bëni edhe pas vdekjes së tij. Ai ka ndërruar jetë për shkakun tuaj, kanceri nuk ia mori jetën por mosmirënjohja juaj e shkatërroi. Ata që nuk kanë ardhur në varrimin e tij para 15 ditësh, nuk mund të vijnë sot dhe të ndryshojnë shkrimin në gurin e varrit”, ka thënë Boran./ZËRI

Poll

MOS HUMB