Qytetërim

Messi në lot- A ishte kjo ndeshja e fundit përpara argjentinasve: Nuk mendoj se do luaj në Kupën e Botës

Pas ndeshjes, Messi u pyet nëse do të luante në Kupën e Botës 2026. Ai dha një përgjigje të paqartë

E.K
Messi në lot- A ishte kjo ndeshja e fundit përpara argjentinasve: Nuk
Messi dhe djemte e tij

ARGJENTINË- Ylli i fubollit botëror, Lionel Messi është shfaqur i përlotur mbrëmjen e djeshme, në atë që mund të jetë ndeshja e fundit që ai luajti përpara tifozëve të kombëtares. Në ndeshjen përballë Venezuelës, ylli argjentinas arriti që të shënonte dy gola, në fitoren 3-0 që arriti të bëntë kombëtarja e tij.

Publiku i kishte organizuar Messit një pritje madhështore, ndërsa kapiteni u shpreh skeptik nëse do të ishte pjesë e ekipit në Kupën e Botës, duke marrë parasysh moshën e tij dhe gjendjen fizike. 38-vjeçari u adhurua nga publiku dhe shokët e tij të ekipit, ndërsa më vonë zbuloi se ishte i pasigurt nëse do të jetë “i pranishëm” në Kupën e Botës verën e ardhshme.

"Siç e thashë edhe më parë për Kupën e Botës, nuk mendoj se do të luaj përsëri... Në moshën time, ndoshta do të jetë e vështirë. Megjithatë, po i afrohemi Kupës së Botës dhe jam i emocionuar dhe i motivuar ta përjetoj atë. Siç them gjithmonë, po e marr ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje. Kështu është, varësisht se si ndihem.

Mundohem të ndihem mirë çdo ditë dhe, mbi të gjitha, të jem i sinqertë me veten time. Kur jam mirë, e shijoj, por kur nuk jam, sinqerisht, nuk kaloj mirë. Kjo është arsyeja pse preferoj të mos jem atje nëse nuk ndihem mirë. Kështu që do ta shohim. Nuk kam vendosur ende për Kupën e Botës", u shpreh Messi përpara gazetarëve.

Messi në lot- A ishte kjo ndeshja e fundit përpara argjentinasve: Nuk

Atmosfera në “Monumental” ishte e pabesueshme, me publikun që ngrinte banderola dhe brohoriste slogane për lojtarin e tyre më të dashur, një simbol kombëtar që e kanë dashur më shumë se çdo tjetër në vitet e fundit. Vetë Messi nuk mundi ta fshihte emocionin e tij as gjatë nxehmjes, ndërsa gjatë momentit të himnit mbante pranë 3 fëmijët e tij. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB