
TIRANË- Mjekja Donalda Surducku, kushërirë me Parashqevi Simakun ka reaguar menjëherë pas videos së publikuar në rrjetetet sociale, ku u aludua se gruaja që merr ndihma si e pastrehë është këngëtarja shqiptare. Në një mesazh drejtuar gazetares Mira Kazhani, mjekja shprehet se lajmi i fundit që kishin marrë vesh për familjaren e tyre ishte se ajo kishte pësuar një hemoragji cerebrale. Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe ndarjen nga bashkëshorti, i cili mori edhe kujdestarinë e djalit të tyre, por dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.
Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:
Pershendetje Zonja Mira, Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t'i qëndruar pranë djalit.
Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.
Figura e këngëtares së njohur u rikthyer sërish në vëmendjen e publik pasi një video të transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", e cila ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet një grua e cila ka ngjashmëri me këngëtaren, e cila merr nga fëmijët një "Çantë Bekimi (BackPack)" për të pastrehët. Ngjashmëria me këngëtaren dhe emri përputhen, madje dhe familjarët që kanë folur në media thonë se ajo është këngëtarja shqiptare./ZËRI