
TIRANË- Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha dhe partneri i saj Vis Bajraktari kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjecare një ditë më parë. E gjithë ceremonia është mbajtur në hotelin “Sheraton” dhe ka pasur rreth 200 të ftuar. Deri më tani nukështë postuar asnjë foto, që siç duket kaqenë dëshirë e çiftit, të cilët u kanë vendosur rregulla strikte të ftuarve.
Por, në media e rrjetet sociale janë përmendur disa prej të ftuarve që janë dhe personazhë publikë. Përmendim këtu emra si: Elvana Gjata, Grida Duma, Linda Rama, Ajola Xoxa, Armina Mevlani, Xhemi Shehu, Ori Nebijaj, Valdrin Sahiti, Eno Popi, Bora Zemani.


Ajoqë është vënë re ka qenë mungesa e Arbana Osmanit. Ndërkohë që Lori martohej, Arbana ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka lënë të kuptohet se ndodhet në Londër.

Grupi i përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5 dhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit. Armina Mevlani dhe Grida Duma na kanë dhuruar disa copëza nga festa. Në një foto të postuar nga vetë Armina, bloggerja shihet që ka veshur një fustan blu. Ndërsa pamje e moderatoret Duma është zbuluar nga njeriu që kujdeset për pamjen e saj.