
TIRANË- Këngëtari Fero ka deklaruar se tashmë që po i dedikohet fesë dhe ka hequr dorë ngamuzika, mund të martohet me katër gra, pasi i lejohet. Ish-reperi në një video të shpërndarë në rrjetet sociale thotë se tani ka dëshirë të ketë më shumë se një grua. Madje, shton se tashmë ka edhe stabilitet ekonomik për t’i mbajtur gratë që do.
“Ani me fe neve na lejohet mei marrë katër. Më lejohet që të marr katër gra. Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë,”- thotë Fero.
Fero la muzikën dhe ju përkushtua fesë. Ai është bërë kryefjalë në mediat rozë në momentin që u nda nga Arbenita Ismajli, modelja me të cilën ka edhe një vajzë. Dyshja janë ende në gjyq për kujdestarinë e vajzës.