Qytetërim

“Biletat shkojnë deri në 1000 euro”/ Ndeshja me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi: S'do jemi në stadium, nuk jemi milionerë

Mbështetësit më të zjarrtë të kuqezinjve kanë shpjeguar se kanë refuzuar të marrin pjesë në shortin e organizuar nga FSHF për biletat.

k.m.
“Biletat shkojnë deri në 1000 euro”/ Ndeshja me
Tifozat Kuq e Zi

TIRANË- “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një reagim në rrjetet sociale ku kanë deklaruar se për herë të dytë në 21 vite, nuk do të jenë të pranishëm në një ndeshje të Shqipërisë. Dhe kësaj here, shkak është bërë çmimi i biletave. Mbështetësit më të zjarrtë të kuqezinjve kanë shpjeguar se kanë refuzuar të marrin pjesë në shortin e organizuar nga FSHF për biletat. Kjo pasi sipas tyre, i gjithë sistemi i ngritur është krijuar për të siguruar fitime për kompanitë e udhëtimeve që po tregojnë bileta në treg të zi me çmime marramendëse. Po ashtu, shtojnë se nuk mund të blejnë bileta që shkojnë deri në 1000 euro.

"Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro,"-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

REAGIMI I PLOTË:

TIFOZAT KUQ E ZI NUK DO TË JENË NË STADIUM!

Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tash më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve (FSHF), dhe atë në shtëpinë tonë.

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm.

Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro.

Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor. Kjo është politika përjashtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit: nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium. Por jo të gjithë jemi milionerë si Presidenti i FSHF-së dhe rrethi i tij. Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm BESNIKËT e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. Le të fitojë njëherë Kombëtarja.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45./ZËRI

Poll

MOS HUMB