Qytetërim

Argjentina e Skalonit, me 6 mungesa titullarësh, vetëm 1 pikë larg Botërorit 2026

Bielsa i kishte shkaktuar humbje në Argjentinë "albiceleste-ve".

Redaksia Zëri
Argjentina e Skalonit, me 6 mungesa titullarësh, vetëm 1 pikë
Argjentinë- Uruguaj

ARGJENTINË- Argjentina, përplot mungesa në boshtin e skuadrës, për shkak dëmtimesh, vetëkonfirmohet si liderja më e fortë e me meritë e fazës së gurpeve kualifikuese me 28 pikë. Ajo mundi mbrëmë 0-1 në "Centenario" të Montevideos, plot e përplot, të tejmbushur nga spektatorët e klasikes më të vjetër latine, Uruguain e drejtuar nga një njohje dhe njohës i vjetër i Argjentinës: Marselo Bielsa. Bielsa i kishte shkaktuar humbje në Argjentinë "albiceleste-ve".

Tanimë, pas kësaj fitoreje, vetëm një barazim i duhet skuadrës së Skalonit kundër Brazilit, që renditen të tretët me 21 pikë, për të siguruar vendin në Kupën e Botës 2026. Uruguai, pas humbjes, është i katërti me 20 pikë dhe do të luajë kundër Bolivisë në El Alto.

Fitorja e arritur me një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës, diagonalisht, të Tiago Almadës, ishte një provë e pazakontë e forcës për ta mbrojtur titullin kampion nga argjentinasit, po të mbahet parasysh se Dibalaja, Lautaro Martinezi, Montieli, Martinezi i mbrojtjes, Lo Kelso dhe Lionel Mesi mungonin për shkak dëmtimesh.

Forca e skuadrës, pavarësisht ftohtësisë dhe mungesës dypalëshe të presionit që të dy skuadrat dëshmuan në pjesën e parë, është sinjal shumë pozitiv nga skuadra argjentinase, gjë që e konfirmoi në intervistë edhe trajneri Skaloni pas ndeshjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB