Politikë

Zhupa kërkon dëgjesë me Alfred Pezën tek Kom. i Medias: Të japë shpjegime për shkarkimet nga puna

Dhe nga ana e Partisë Socialiste nuk kishte kundërshtime. Kushi tha se dhe maxhoranca është dakort që ti ftojnë ndërsa për datën tha se do të dakortësohet me institucionin.

E.K
Zhupa kërkon dëgjesë me Alfred Pezën tek Kom. i Medias:
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar këtë të hënë thirrjen në Komisonin e Medias të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza. Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se përpos Pezës, në komision duhet të vijë dhe këshilli drejtues i RTSH për të raportuar për shkarkimet nga puna të gazetarëve dhe përdorimin e fondeve.

Deputetja demokrate tha se RTSH ka hyrë në një cikël paligjshmërie, ndërsa kërkoi nga zëvendëskryetarja e komisionit Evis Kushi, caktimin e një date se kur Peza dhe këshilli drejtues i RTSH duhet të raportojnë para deputetëve të komisionit.

Dhe nga ana e Partisë Socialiste nuk kishte kundërshtime. Kushi tha se dhe maxhoranca është dakort që ti ftojnë ndërsa për datën tha se do të dakortësohet me institucionin.

Ina Zhupa: Unë kërkoj të përfshihen në kalendarin 3 javor të komisionit, të thirret në një dëgjesë drejtori i dorëhequr dhe tërhequr nga dorëheqja drejtori i RTSH-së Alfred Peza, si dhe këshilli drejtues në mënyrë të tillë që të raportojë mbi mënyrën si po funksion RTSH, mbi shkarkimet masive nga puna dhe përdorimin e fondeve. Është futur TVSH në një cikël paligjshmëri që në momentin që është marrë në drejtim nga Peza. Kemi kërkuar që të na sjellin si ka qenë zgjedhja e drejtorit të RTSH-së. Është në nderin tonë, pasi japim buxhet 23 mln euro që ta marrim dhe në dëgjesë. Vendos datën!

Evis Kushi: Jemi dakord që ti ftojmë! Dakord! Data do të dakordësohet me institucionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB