Politikë

Zgjedhjet për kreun e PD/ Mbyllen votimet, nis faza e numërimit për Sali Berishën

Tashmë kanë nisur edhe procedurat e numërimit të fletëve të votimit

l.k
Zgjedhjet për kreun e PD/ Mbyllen votimet, nis faza e numërimit
Foto nga selia e madhe e PD-së në Tiranë

TIRANË- Është mbyllur pak minuta më parë procesi i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në të gjitha qendrat e votimit në vend. Tashmë kanë nisur edhe procedurat e numërimit të fletëve të votimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pas përfundimit të numërimit në çdo qendër votimi. Demokratët kishin si alternativë vetëm një kandidat, Sali Berishën, për të cilin mund të votonin pro, kundër ose abstenim.

Procesi i votimit u hap në orën 08:00 në të gjitha qendrat dhe ishte parashikuar të mbyllej në orën 18:00. Megjithatë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD-së njoftoi se procesi u shty në disa qendra deri në orën 19:00, për shkak të fluksit të madh të votuesve që ishin paraqitur në disa prej tyre.

/ ZËRI

Poll

MOS HUMB