
TIRANË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbrëmjen e kësaj të mërkure është larguar nga Shqipëria pas Samitit të mbajtur në Tiranë. Presidenti i Ukrainës mbërriti prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë për të qenë pjesë e Samitit Ukrainë-Europë Juglindore.
Kryeministri Edi Rama dhe Volodymyr Zelenskyy hapën punimet e samitit të mbajtur në Tiranë si dhe pritën liderët që do të maerrnin pjesë. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zelenskyy kërkoi që ndihma e BE për Ukrainën të dërgohet në kohë, pasi kjo ka të bëjë në mënyrë direkte me mbijetesën e këtij vendi.
Në kuadër të samitit presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë nënshkruar në Tiranë “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit” mes dy vendeve.
Kjo është vizita e parë e Presidentit të Ukrainës në Shqipëri, ndërsa këtë shkurt u bënë dy vjet nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. /ZËRI