Politikë

Samiti/ Zelenskyy: Putin po detyron kombet e lira t'i nënshtrohen regjimit të tij

Ai tha se bashkimi i shteteve të lira do të dobësojë regjimin e Putin dhe do të sjellë humbjen e tij. 

a.l
Samiti/ Zelenskyy: Putin po detyron kombet e lira t'i nënshtrohen
Volodymyr Zelenskyy

TIRANË-  Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksyy në nisje të fjalimit të tij në Samit, shprehu falenderimet për mbështetjen e Shqipërisë në vitet e vështira të Ukrainës nga lufta me Rusinë. Ai tha se bashkimi i shteteve të lira do të dobësojë regjimin e Putin dhe do të sjellë humbjen e tij. 

"Është hera e dytë që në takohemi së pari në Athinë dhe tani në Tiranën mikëpritëse. E vlerësoj mirëkpritjen dhe mundësinë që po na jepni të gjithë së bashku sesi ne mund të fuqizojmë më tej vendet tona, rajonat tona dhe të gjithë Evropën. Ne të gjithë duam që Evropa të jetë ajo hapësirë në të cilën çdo vend, çdo komb përcakton fatin e vet, kemi parë sesi në të shkuarën ka patur njerëz që janë përpjekur të përcaktojnë fatin e vendit të tyre.  Putin do të bëjë pikërisht këtë gjë tani. E gjithë armiqësia e tij dhe gjithçka që ai bën duke detyruar kombet të bëjnë atë që ai thotë është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendoisin se ç'duhet të bëjnë kombet për çfarë bihen apo jo dakord ato. Është e rëndësishme për shtetet të lira që Putini dhe regjimi i tij të humbasë. Sepse siguria jonë është humbja e tij", tha ai në Samit.  

Poll

MOS HUMB