
TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy shprehet se bashkimi i liderve sot është një shembull historik, të cilin Putin do të përpiqet ta destabilizojë. Ai tha se nuk duhet të ketë pauza pasi qëllimi i përbashkët duhet të jetë forcimi i Ukrainës.
"Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e Ballkanit janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm", tha Zelenskyy.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se sulmi i Putin nuk është vetëm ndaj Ukrainës por edhe ndaj rendit botëror të mbështetur në rregulla.
"Jam i privilegjuar që kam folur me Presidentin për këtë gjë. Për mua është përgjigja më e qartë më e shkurtër dhe e saktë për faktin se ku shkon bota nëse ndjekim logjikën e Putin për justifikimin e një lufte, duke i bërë thirrje së shkuarës. Kjo është perandoria mongoleze, Rusia është brenda saj. Ajo që më shqetëson jo të gjithë e kuptojnë se për Putin që sulmon Ukrainën s'ka të bëjë vetëm me të por është një sulm kundër rendit botëror të mbështetur në rregulla është një sfidë, më e hapura me e pamëshirshmja ndaj vetë ekzistencës së BE", tha Rama.