Politikë

Zbardhet masa që kërkon SPAK për Berishën, të ruhet nga policia në banesë

Përmes kësaj mase, në hyrje të shtëpisë së Berishës do të qëndrojnë punonjës policie që kontrollojnë çdo hyrje dhe dalje

E.K
Zbardhet masa që kërkon SPAK për Berishën, të ruhet nga
Sali Berisha

TIRANË- Është zbardhur masa e sigurisë që SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin Sali Berisha, ajo e arrestit të shtëpisë, nën mbikqyrje policore.

Rrjedhimisht, nëse merret vendimi, Berishës do t’i duhet të mbyllet në shtëpi dhe te dera do të qendrojnë policë që të ndalojnë daljen e tij nga banesa. Po ashtu Berishës pritet që ti ndalohet çdo kontakt me persona që nuk janë familjarë të tij. Kjo padyshim do të sillte në vështirësi në drejtimin e opozitës, post nga i cili vetë Berisha ka thënë se nuk do të heqë dorë.

Seanca e sotme në ambientet e GJKKO u shty, për shkak se avokatët e Berishës kërkuan përjshtimin e gjyqtares Irena Gjoka. 

Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare. 

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB