Politikë

Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve të rënë në detyrë, Shqipëria do të dërgojë oficerë në Gaza

Pas përfundimit të mbledhjes, ministrat bënë publike vendimet e marra, të cilat përfshijnë mbështetje financiare për familjet e efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe miratimin e dërgimit të forcave ushtarake shqiptare në misionin ndërkombëtar në Gaza.

zh.ll
Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve
ministrat ermal nufi dhe besfort lamallari

TIRANË- Qeveria është mbledhur këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Pas përfundimit të mbledhjes, ministrat bënë publike vendimet e marra, të cilat përfshijnë mbështetje financiare për familjet e efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe miratimin e dërgimit të forcave ushtarake shqiptare në misionin ndërkombëtar në Gaza.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallarit, deklaroi se familjet e policëve të rënë në detyrë do të përfitojnë paga dhe pension familjar. Gjithashtu, ministri bëri me dije se do të ofrohen bursa për fëmijët, punësim për familjarët dhe sigurimin e banesave falas.

“Kemi vendosur që të miratohet vendimi që përcakton masën, procedurën dhe rregullat për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në krye të detyrës, si edhe të atyre që janë plagosur. Ky vendim trajton të gjithë elementët, duke nisur nga ndihma e menjëhershme financiare, e cila shkon deri në 10 paga mujore të punonjësit të ndjerë të policisë. Më pas parashikohen pensioni, bursat e plota arsimore për fëmijët, si dhe punësimi me prioritet për familjarët. Ajo që është më e rëndësishmja është edhe sigurimi i banesave falas për bashkëshorten dhe fëmijët e mitur të punonjësit që ka humbur jetën në detyrë. Kjo është një zgjidhje shumë e mirë, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat dhe kapacitetet ligjore”, tha Lamallari.

Minisri i Mbrojtjes, Ermal Nufi,deklaroi se javën e ardhshme do të merret vendimi zyrtar për dërgimin e trupave në Gaza. Ministri u ndal edhe te Samiti i NATO-s, duke sqaruar se zhvillimi i tij në Shqipëri do të vendoset nga krerët e shteteve anëtare të Aleancës.

“Javën që vjen, do të marrim vendimin, Shqipëria ka marrë një angazhim dhe lidhet me faktin që do të dërgojmë oficerë të shtabit në Gaza. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një shqyrtim të rrethanave në Gaza dhe do të dërgojmë oficerët e shtabit. Samiti i NATO-s është vendosur që do të zhvillohet në Shqipëri. Në lidhje me zhvillimin e samiteve vendosen nga krerët e shteteve. Samiti do të zhvillohet në 2027, ose jo, kjo gjë do të merret nga krerët e shteteve anëtare“, tha ministri Nufi./ZËRI

Poll

MOS HUMB