Politikë

Votuesit me ID të skaduar/ Beleri: Nuk nuk patën kohë për rinovim

Sipas KQZ janë 6 mijë votues me karta identiteti të skaduara, por kjo shifër është e njëjtë dhe me zgjedhjet e vitit të kaluar. 

f.t
Votuesit me ID të skaduar/ Beleri: Nuk nuk patën kohë për
Fredi Beleri

HIMARË-Sot në Himarë po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë. Procesi i votimit ka vijuar normalisht por problematikë është shfaqur me votuesit të cilët u ka skaduar karta e identitetit dhe sipas ligjit ata nuk lejohen të votojnë. Për këtë ka reaguar nga burgu, ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti i zgjedhur në Greqi, Fredi Beleri. Në reagimin e tij, Beleri thotë se qytetarët nuk patën kohë të bëjnë rinovimin e kartave, pasi zgjedhjet u dekretuan të premten në datë 5 korrik. Ai i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa dhe të tregojë që nuk po manipulon vullnetin e zgjedhësve.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit

Keto zgjedhje kane filluar ne menyre te paligjshme, me nje vendim te KQZ-së të paligjshem, qe eshte ankimuar nga PBDNj dhe diten e sotme do te depozitohet dhe ankimi im, me nje dekret te paligjshem të nxjerrë në kushtet e emergjencës nga Presidenti, sikur të punonte në Kryeministri, dhe Paligjshmeria po vazhdon!! Eshte rasti qe qeveria te veproje, ne keto zgjedhje me shume se here te tjera sepse nuk eshte faji i votuesve qe nuk kane rinovuar kartat. Koha ishte shume e shkurter, ne datën 5 korrik u dekretuan zgjedhjet, të premte pas orës 16. Koha per votuesit ishte shume e shkurter te rinovonin kartat e identitetit, kur edhe e-albania me shume nuk ka punuar kete periudhe. Qeveria duhet te marri masat te garantoje qe votuesit te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Nuk ka asnje pengese nuk kerkon logjistike, nuk ka kosto, siç nuk ka patur pengesa zgjedhje te kaluara. Të gjithë ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim. Qeveria të paktën të ruajë fasadën, siç e ka ruajtur deri tani, se ka përdorur institucionet “e pavarura”, të duket sikur nuk po përdor çdo mjet që t`i manipulojë këto zgjedhje! U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, Rezistoni! Mos u largoni nga qëndrat e votimit! Mos u trëmbni! Votoni! Votoni! Votoni!

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB