
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas hodhi votën për zgjedhjen e presidentit dhe zëvëndëspresidentit të PL-së, dha edhe një koment për mediat e pranishme. Papritur tregoi se kishte pasur një telefonatë me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa shtoi se dikur në zgjedhje për shpërblim bashkëshortes i kishte blerë një mjet tip "Tuareg". Po ashtu, ndër të tjera komentoi reagimin e Partisë Demokratike (të vulës) që sollën në vëmendje akuzat që kanë bërë ndër vite Meta dhe Berisha.
Meta: Do t'ju tregoj një gjë të bukur se doktori tha një gjë të madhe. Se pak më parë fola me doktorin më uroi për konventën se i kishte pëlqyer dimensioni kombëtar. Ju e dini se Monika e kishte garën shumë të vështirë në Kombinat se sapo kishte lindur vajza dhe përballë saj Fatos Nano vuri ish-ministrin e Brendshëm me të cilin nuk kishim miqësi, por sot jemi shumë shokë me vjehrrin e tij. Iu rekomandua që të shkonte në Fier, por Fatos Nano e donte përballë Monikës. Në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë, fitoi 30%, fitoi i ndjeri president Nishani. Pavarësisht nga raportet me doktorin që kanë qenë më turbulenca normale...edhe...Monika u gëzua shuëm që fitoi i ndjeri zoti Nishani se fushata i kaloi caqet se u bë terror, por mbasi kaloi kënaqësia e parë që ndodhi rotacioni. Më tha mua, po mirë u lodha u copëtova, çfarë fitova unë? Ajo kishte pasur dëshirë për një Tuareg, edhe unë ia plotësova këtë dëshirë edhe pse Tuaregun e përdorja më shumë vetë për punë të familjes. Po tani çfarë tha doktori i madh, i thotë Fevziu që në 2007, LSI ka rrezik që të dalë vetë dhe të vërë Monikën kandidate për kryetare bashkie në Tiranë. Unë e kam të zgjidhur tha ai, vë sërish Bujarin. Kjo ishte në sensin e fuqisë së saj elektorale. Ajo e ka patur edhe ka, është e mirëpritur që të japë kontributet e saj.
Ka një reagim të PD zyrtare, ka publikuar një video të akuzave ndaj Berishës, keni përgjigje?
Meta: Uaaaa, flet partia e vulës për moral? Po si doli vulaxhiu kur kandidoi për Tiranën. Me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit. Ai jo vetëm që gënjen për orën, por edhe kur flet nuk ngopet së gënjyeri./ZËRI