Politikë

Vijon qëndresa tek ‘Rruga e shpresës’, Berisha: Rama u tmerrua nga denoncimet dhe më mbylli në shtëpi

Por sipas kryetarit të PD-së, me këtë vendim Rama krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë.

F.m
Vijon qëndresa tek ‘Rruga e shpresës’, Berisha: Rama u
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me mbajtjen e fjalimeve nga ballkoni i shtëpisë ku tashmë është mbyllur me urdhër gjykate. Edhe këtë 28 janar, dhjetqëra mbështetës u mblodhën poshtë ballkonit të tij. Berisha tha se Rama vendosi të urdhëronte gjykatën që ta linte në ‘arrest shtëpie’ pasi është i tmerruar nga denoncimet e tij.

Por sipas kryetarit të PD-së, me këtë vendim Rama krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin u shpreh se bashkë me 5 drejtorë të Bashkisë, kanë vjedhur 30 milionë euro përmes prokurimeve publike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit. Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton. Unë sot kam një përshëndetje të përzemërt për përfaqësuesit e Matit dhe Bulqizës që janë mes  jush. Dua të përshëndes demokratët e Matit, në 33 vjetorin e themelimit të degës së PD. Themelimi i PD-së në Mat është një akt epik. Mati 33 vite më parë mbi të gjitha ishte qendër ushtarake, qendër divizioni, qendër të themi të vërtetën, regjimi nga një anë kishte persekutuar thellësisht banorët e Matit, nga ana tjetër kishte bërë gjithçka për të mbajtur nën kontroll të plotë, për të shtypur sa më shumë ata. Atë ditë, Azem Hajdari në një miting me guximtarët e Matit, u përball me një situatë ndër më të rrezikshmet. Falangat ekstremiste, terroriste, donin me çdo kusht të provokonin gjakderdhje. Por dështuan. Demokratët, për armë të vetme kishin guximin dhe ngadhënjyen mbi ta. Dega e themelua dhe dega e Matit do të shndërrohej në një nga degët më të suksesshme të PD. Mati, Bulqiza, Dibra janë sot zonat më të ndëshkuara, më të vjedhura, më të plaçkitura, më të rrënuara. Të dashur miq! Denisa foli për Agron Malajn. Por a e dini ju se ku vjedh më shumë Agron Malaj? Vjedh në Tiranë me Erion Veliaj. Firma e tij me emër të të vëllait, ka ndarë me Erion Veliajn dhe ujësjellësin mbi 30 mln euro. Është një rrjet i tmerrshëm hajnash, hajdutësh të pamëshirë, që ndajnë pasuritë tuaja me njëri tjetrin. Të dashur miq! Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt. A e dini ju se çfarë janë ato? Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme ‘5D’. ‘5D’ do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn, kanë vjedhur 30 mln euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre. Po rruga e Arbrit. Të dashur miq! Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe? Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, ‘Gjoka Kompani’. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri. Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht sepse e di, se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzakonshëm për të dhe organizatën e tij kriminale. Edhe njëherë dua të thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB