Politikë

Vijojnë shkarkimet në Bashkinë Tiranë, largohen dy drejtorë të tjerë

Mes tyre edhe asistentja personale e kryebashkiakut të arrestuar të Erion Veliajt, Raohela Troci.

k.m.
Vijojnë shkarkimet në Bashkinë Tiranë, largohen dy
Anuela Ristani

TIRANË- Vazhdojnë shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani ka larguar disa zyrtarë të tjerë nga detyra. Pas shkarkimit të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit, është larguar nga detyra edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse.

Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe një shofer dhe punonjës të tjerë të administratës. Mes tyre edhe asistentja personale e kryebashkiakut të arrestuar të Erion Veliajt, Raohela Troci.

TË LARGUARIT:

Raohela Troci- sekretare, kryetarja e kabinetit të kryetarit

Klea Ferraj- specialiste, sektori i Monitorimit të Institucioneve të Varësisë

Riza Zoto- specialist, sektori i shërbimeve të administratës dhe njësive administrative

Redi Kamberi- shofer, sektori i shërbimeve mbështetëse

Për të larguarit, ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB