Politikë

VD- Rama takon Elon Musk, zbardhet biseda: Do të më pëlqente të vija në Shqipëri!

Gjatë bisedës Musk ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë dhe kryeministri Rama i ka garantuar se nuk do të pendohet për vizitën e tij.

f.t
VD- Rama takon Elon Musk, zbardhet biseda: Do të më pëlqente
Edi Rama dhe Elon Musk

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka takuar në Romë pronarin e platformës X dhe SpaceX Tesla, Elon Musk. Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk dhe rrethohet nga gazetarë dhe kameramanë të shumtë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi.

Gjatë bisedës Musk ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë dhe kryeministri Rama i ka garantuar se nuk do të pendohet për vizitën e tij.

Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!

Edi Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023. /ZËRI

Poll

MOS HUMB