Politikë

VIDEO/ Lodhet Gazment Bardhi, i "zë vendin" Bashës

Për këtë e ka vënë në dijeni Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila me ironi e këshillon të shkojë në vendin e tij. Ndërkohë siç shihet dhe në video në sallë "shpërthen" e qeshura. 

Zeri
VIDEO/ Lodhet Gazment Bardhi, i "zë vendin" Bashës
Gazment Bardhi

TIRANË- Seanca maratonë e Kuvendit me sa duket i ka lodhur së tepërmi deputetët e në veçanti njërin prej tyre. Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ka ngatërruar vendin me Lulzim Bashën dhe është ulur në karrigen e tij. Për këtë e ka vënë në dijeni Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila me ironi e këshillon të shkojë në vendin e tij. Ndërkohë siç shihet dhe në video në sallë "shpërthen" e qeshura. 

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi vetëm shko në vendin tënd, se del emri i zotit Basha.

(Deputetët qeshin)

Gazment Bardhi: Pas shumë orësh seancë ka nevojë për humor, ju falënderoj zonja kryetare e seancës që i bëtë kolegët të qeshin./Zëri

Poll

MOS HUMB