Politikë

Vdekja e Gerti Bogdanit! 1 minutë heshtje në Kuvend, deputetët e PD braktisin seancën plenare

Pasi mbajtën një minutë heshtje, deputetës e PD-së dhe opozitës u larguan nga salla.

F.I
Vdekja e Gerti Bogdanit! 1 minutë heshtje në Kuvend, deputetët e
PAMJE NGA KUVENDI

TIRANË-Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi me 1 minutë heshtje për vdekjen e deputetit Gerti Bogdani. Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit.

“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.

Pasi mbajtën një minutë heshtje, deputetës e PD-së dhe opozitës u larguan nga salla. PD kishte lajmëruar edhe ditën e djeshme që do mbajë dy ditë zie në nderim të ish-deputetit Bogdani.

Ndërkohë seanca vijon vetëm me praninë e mazhorancës.

Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB