Politikë

VD/ Festë në Himarë për kandidimin e Belerit në PE

Sapo thuhet emri i tij, të pranishmit ngrihen në këmbë dhe duartrokasin.

E.K
VD/ Festë në Himarë për kandidimin e Belerit në PE
Fredi Beleri

GREQI- Kandidimi i Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Europian në radhët e Demokracisë së Re, është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga anëtarët e Konventës në Athinë, ndërsa festë ka pasuar dhe në Himarë. Sapo thuhet emri i tij, të pranishmit ngrihen në këmbë dhe duartrokasin. Bashkë me Fredi Belerin janë dhe 42 kandidatë të tjerë, mes të cilëve dhe Pirro Dhima.

“Fredi ka 30 vite që lufton. Është një shfajësim për ne dhe për të. Nuk mund të jem ende i lumtur derisa ta shoh jashtë burgut. Ka vuajtur shumë gjatë gjithë jetës”, tha i emocionuar babai i tij.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen çdo pesë vjet me votim universal për të rriturit me më shumë se 400 milionë njerëz me të drejtë vote, ato janë zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas zgjedhjeve të Indisë. Deri në vitin 2019, 751 eurodeputetë u zgjodhën në Parlamentin Evropian. Partitë politike evropiane kanë të drejtë të bëjnë fushatë në mbarë BE-në për zgjedhjet evropiane. Ditët e zgjedhjeve janë 4 ditë radhazi. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në 2019 dhe zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen këtë vit.

Gjykata e Posaçme vendosi më 5 mars dënimin me dy vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ai është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB