Politikë

U betua si eurodeputet në PE/ Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit: S’më vjen keq që të shkoj në qeli

Belerit iu dha një leje 5 ditore nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të udhëtuar në Strasburg ku u betua si eurodeputet i partisë Demokracia e Re në Greqi. 

E.K
U betua si eurodeputet në PE/ Fredi Beleri rikthehet në burgun e
Fredi Beleri

TIRANË- Përfundon leja e Fredi Belerit. Eurodepueti do të rikthehet këtë të shtunë në burgun e Fierit, ndërsa ka paralajmëruar dhe një konferencë me gazetarët në orën 15:30. Belerit iu dha një leje 5 ditore nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të udhëtuar në Strasburg ku u betua si eurodeputet i partisë Demokracia e Re në Greqi. 

Beleri la përkohësisht qelinë e burgut të Fierit ditën e hënë, ndërsa nuk u shoqërua për në Strasburg nga policia shqiptare. Lirimi i tij është justifikuar si një leje shpërblyese nga drejtoria e burgjeve, që më herët kishte refuzuar që Beleri të bënte betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Beleri do të qëndrojë jashtë qelisë nga data 15 deri në 20 Korrik.

Beleri u dënua me vendim të Apelit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke i pamundësuar atij ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë. Megjithatë pas përfundimit të dënimit, atë e pret një detyrë e rëndësishme siç është ajo e përfaqësimit të Greqisë në Parlamentin Europian, nga radhët e Partisë Demokracia e re./ZËRI

Poll

MOS HUMB