Politikë

"Tmerr nga dokumentat në Opinion!" Berisha reagon për akuzat që ngriti Bardhi: U shkatërrua klani mafioz Rama

Berisha tha se dokumentat e nxjerra publikisht nga Bardhi në emision "Opinion", shkatërruan klanin mafioz të Ramës. 

f.t
"Tmerr nga dokumentat në Opinion!" Berisha reagon për akuzat
Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ku akuzon Olsi Ramën vëllain e kryeministrit Edi Rama, se ka bashkëpunuar me të ashtuquajturin "grupi i Xibrakës". Berisha tha se dokumentat e nxjerra publikisht nga Bardhi në emision "Opinion", shkatërruan klanin mafioz të Ramës. 

Reagimi:

Tmerr nga dokumentat në Opinion!

Miq, po ndjek opinionin.
Efekti i dokumentave zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkatërruan sonte klanin mafjoz Rama.
Për të rrezuar dokumentat e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafjoz Rama paraqiti si argument të vetëm:
1- Vendimin e gjykatave të varuara prej tij që kanë dënuar dokumentat zytare si shpifje
2- Fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama “fajin e ka Saliu”

Së fundi dëshmitari i hobeve të Olsi Ramës, Batoni që sonte meriton plotësisht të quhet Baton Rama.
Mjerim, mjerim për ata që dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali.

Bardhi deklaroi se vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas Bardhit, prokuroria në rastin e laboratorit të Xibrakës, arrestoi 9 persona të cilët më vonë edhe u dënuan. Ndërkohë në dosjen e prokurorisë flitet për një person të paidentifikuar nga policia. Nga ana tjetër në një reagim të tij, Olsi Rama shkruan se të njohësh njerëz apo dhe të udhëtosh me ta, duke sqaruar se ai e ka njohur në distancë një prej personave që përmend Bardhi. Por sqaroi se nuk bëhet fjalë për trafikantin në arrati, Genc Xhixhën./ZËRI

Poll

MOS HUMB